Site icon LPD – Lëvizja e Progresit Demokratik

Kryetari z.Musliu takon Liderin e AAK-së z.Haradinaj

Kryetari i LPD-së z.Shqiprim Musliu ka takuar në selinë e AAK-së të parin e saj z.Ramush Haradinaj.

Të dy kryetarët kanë diskutuar për çështjet politike në vend e rajon si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.

z.Musliu në rrjetin e tij social ka shpërndarë një status duke theksuar: “Sot e besoj fort se sa herë që qëndrojmë krah burrave të qëndresës, si Ramush Haradinaj, kombi ynë është më i sigurt, më krenar dhe më i bashkuar. Sepse rruga e atdheut nuk ndërtohet me fjalë, por me qëndrim, me sakrificë dhe me zemër shqiptari që nuk dorëzohet kurrë.

Exit mobile version