23 vjet qëndresë dhe organizim
Që nga 15 qershori i vitit 2002, kur u vendosën themelet e para të organizimit politik të Lëvizjes së Progresit Demokratik e deri më sot, LPD-ja mbetet ndër forcat politike me ndikimin më të madh në proceset politike në Luginë.
Misioni dhe vizioni i LPD-së i frymëzuar nga lufta e UÇPMB-së, për një shoqëri demokratike, me të drejta e liri politike e sociale, do të jetë kauzë e veprimtarisë sonë në vazhdimësi.
Ne ishim dhe do të jemi përballë diskriminimit sistematik që i bëhet vendit tonë nga struktura të mirëorganizuara për të dëmtuar proceset politike të arritura me luftë, gjakë e përpjekje prej dekadash për një jetë më të mirë në këtë vend.

Në këtë ditë, dua të falënderoj e të jem mirënjohës për të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj kauze e kësaj pasurie kombëtare, duke nisur me themeluesit të cilët hodhën hapat e këtij organizimi, pastaj çdo aktivisti, anëtari, votuesi e funksionari, që dhanë besimin e tyre që kjo ide e ky organizim të jetë adresë për çdo shqiptarë në Luginë.
Ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë, për kauzën tonë e për dinjitetin kombëtar me të njëjtin objektiv, të qëndresës dhe organizimit!
Urime 23 vjetorin!