Site icon LPD – Lëvizja e Progresit Demokratik

Kryetari i LPD-së vizitë pune me liderin e BDI-së z.Ali Ahmeti

Ishte vërtet kënaqësi ta takoj këtë burrë të madh, i cili përkundër gjithë vështirësive që ka kaluar, kurrë nuk e ka ndalur hapin. Qëndrueshmëria, përkushtimi dhe vizioni i tij për të ardhmen janë shembull frymëzues për secilin prej nesh.

Takime të tilla të bëjnë të kuptosh se forca e vërtetë qëndron tek vullneti për të mos u dorëzuar, dhe tek besimi se e mira gjithmonë triumfon. Ali Ahmeti mbetet një figurë që i jep kurajo brezave të rinj për të ndjekur rrugën e së drejtës dhe për të besuar në ideale të larta, ka shkruar Shqiprim Musliu, kryetar i LPD-së për takimin e tij me z.Ali Ahmeti në selinë e BDI-së në Tetovë.


Exit mobile version