Kuvendi i Komunës së Bujanocit ka miratuar buxhetin për vitin 2025, i cili për komunitetin shqiptar në Bujanoc, duket të jetë më diskriminuesi në 20 vitet e fundit.
Ky buxhet i cili nuk është objektiv dhe as zhvillimor, është sanksionues sidomos ndaj vendbanimeve shqiptare.
Me këtë buxhet do të asfaltohen rrugë në
– Sebrat për 37 banorë me rreth 7 milion dinar,
– Bërnjare për 37 banorë me rreth 5 milion dinar,
– Pretine për 18 banorë me mbi 2 milion dinar
ndërsa nuk është paraparë asnjë projekt në
– Dobrosin me 1066 banorë,
– Konçul me 1227 banorë,
– Osllarë me 762 banorë,
– Turi me 392 banorë…
Grupi i këshilltarëve të LPD-së, ka propozuar 22 amendamente të cilat kanë të bëjnë me prioritete të rëndësishme ndaj qytetarëve të cilat përfshijnë fusha të ndryshme e vendbanime të rëndësishme shqiptare.
Këto amendamente u mbivotuan me kundër nga “pushteti multietnik”, të cilët e zgjodhën rrugën e tyre të asfalltomanisë e militantizmit e nuk i mbështetën projektet për qytetarët.
Të bashkangjitura janë 22 amendamentet e propozuara për buxhetin e vitit 2025.




















