Në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndër pikat kryesore ishte miratimi i buxhetit për vitin 2026.
Shefi i grupit të Këshilltarëve të LPD-së z.Shuajb Neziri përpos vërejtjeve të tij rreth rendit të ditës dhe planifikimit të buxhetit për vitin 2026, ai theksoi se në këtë buxhet nuk është planifikuar asnjë investim në Dobrosin dhe Konçul, ndërsa në shumicën e vendbanimeve tjera janë planifikuar vetëm asfallt dhe pllaka betoni, duke mos përfshirë asnjë projekt kapital.
Si shef i grupit të Këshilltarëve të LPD-së, z.Neziri propozoi 10 amendamente të cilat kanë të bëjnë me investime të rëndësishme pikërisht për komunitetin shqiptar në Bujanoc. Por që të gjitha amendamentet u refuzuan nga “shumica multietnike” e cila e ka uzurpu vullnetin e qytetarëve, duke miratuar ndër buxhetet më të dobëta në historinë më të re të Komunës së Bujanocit
