LAJME

Lëvizja e Progresit Demokratik bojkoton seancën e dytë të Kuvendit Komunal, 5 marsi është i shenjtë për shqiptarët

Lëvizja e Progresit Demokratik si subjekt opozitarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit, bojkoton seancën e dytë të thirrur nga “pushteti multietnik” për ditën e sotme më 5 mars 2025.

KUMTESË


Duke parë se rendi i ditës ka të bëj vetëm me shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike që themelues i tyre është Kuvendi Komunal i Bujanocit, dhe duke ditur se nga 6 drejtorët e ri-emëruar nga ky pushtet vetëm 2 do të jenë shqiptarë.

Mbi të gjitha ky bojkotim vjen edhe për shkak se ky kuvend po mbahet në një ditë që shënon një datë të rëndësishme të kujtesës kolektive shqiptare, atë të flijimit të familjes Jashari me 5, 6 dhe 7 mars, nga një regjim ku Presidenti i tanishëm i Serbisë, në atë kohë ishte ministër i informacionit e sot subjekti i tij po udhëheq Komunën e Bujanocit.

Ky bojkot është edhe për gjuhën ofenduese të Kryetares së Kuvendit të Serbisë ndaj shqiptarëve e cila dje në seancën e Kuvendit përdori zhargonin “šiptari” në disa momente gjatë fjalës së saj.
Bujanoc, 5 mars 2025