Sekretari i përgjithshëm

          Sekretari i përgjithshëm zgjedhet nga Kuvendi, me propozim të Kryetarit.

          Sekretari i Përgjithshëm është anëtar i Këshillit Qendror dhe Kryesisë me të drejta të plota.

          Sekretari udhëheq dhe organizon dokumentacionin, punët juridike dhe arkivin e partisë.

          Organizon dhe përgatit materialet me rendin e ditës për mbledhjet e Këshillit Qendror dhe Kryesisë, si dhe vërteton procesverbalet e këtyre mbledhjeve.

          Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e përditshëm të Partisë, si dhe organeve të saj si dhe kujdeset për aktet juridike të partisë.