Kuvendi

Kuvendi është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë.

Kuvendi përbëhet prej delegatëve.

Kuvendi mbahet në seanca të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

Kuvendi i rregullt mbahet një herë në katër vjet.

 

Kuvendi i Partisë, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i delegatëve, miraton:

·  rendin e ditës dhe rregulloren e punës për punën e Kuvendit;

·  Programin dhe Statutin e Partisë, si dhe ndryshimet e tyre;

·  dokumente tjera si: strategjinë, deklaratat, rezolutat, vendime, rekomandime, etj;

·  shqyrton dhe miraton raportin e punës së Partisë midis dy seancave të Kuvendit;

·  zgjedh dhe shkarkon anëtarët e Këshillit Qendror, Kryesisë, Kryetarin e Partisë, Nënkryetarët, Sekretarët;

·  zgjedh dhe shkarkon anëtarët e Komisionit për Zbatimin e Statutit, Komisionit Mbikëqyrës, Komisionin e Financave, etj.;

·  shqyrton dhe sjell akte dhe dokumente tjera të nevojshme që janë në përputhje me Programin dhe Statutin e Partisë;

·  shqyrton çështje të tjera që kanë të bëjnë me Partinë.