Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës:
—————————————————————————-
shkurt, 2013
PVD; PDSH; PD; UDSH; LPD; BDL; RD
Vështrim i përgjithshëm
LUGINA E PRESHEVËS (PRESHEVA, MEDVEGJA DHE BUJANOCI)
Lugina e Preshevës është një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Gjeopolitikisht, ky rajon paraqet qendrën e komunitetit shqiptar në Serbi, me popullsi shqiptare 54.6% në Bujanoc dhe 89% në Preshevë (si dhe 26% në Medvegjë). Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë, dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë.
Në gjuhën shqipe rajoni njihet si „Lugina e Preshevës“ ose thjeshtë „Lugina“. Shqiptarët shpesh e thërrasin këtë rajon dhe si Kosovë Lindore, gjë që i referohet shkëputjes së këtij rajoni nga Kosova dhe inkorporimit të tij në Serbi pas vitit 1948.
Gjeografikisht, Lugina e Preshevës kufizohet brenda pellgut (bazenit) të lumit të Moravicës së Preshevës, që nga burimi në afërsi të qytetit të Preshevës e deri të grykëderdhja e Moravës së Jugut në Bujanoc. Ajo është pjesë e rrugës trans-Ballkanike Moravë-Vardar Veri-Jug, e cila ndjek rrjedhat e Moravës së Madhe dhe Moravës së Jugut nëpër Serbi. Kjo rrugë mbartë Korridorin Pan-Europian X dhe E75.
Në vitin 1938 gjatë kolonizimit të Kosovës, Presheva ishte caktuar në bazë të Traktatit Turko-Jugosllav si një nga rajonet popullsia e së cilës do të detyrohej të migronte në Turqi.
Deri në fund të L II B rajoni i përkiste Kosovës. Duke dashur të mbanin nën sundimin serb rrugët automobilistike dhe hekurudhore, që kalonin nëpër këtë rajon, si dhe të „kontrollonin nacionalistët shqiptarë“, qeveria jugosllave ndau Luginën nga Kosova dhe e përfshiu në Serbi.
Gjatë Luftës së Kosovës gjashtë deri në tetë mijë shqiptarë etnikë u larguan nga rajoni. Refugjatët raportuan pas largimit se ata po rekrutoheshin dhe se paramilitarët serbë po tentonin t’i detyronin të futeshin në kazerma ushtarake.
Në Vitin 2001, pas Luftës së Kosovës, u raportuan përleshje në mes të forcave jugosllave të sigurisë dhe forcave të shqiptarëve të UÇPMB-së. Lufta në Luginën e Preshevës mbaroi pas ndërhyrjes ndërkombëtare që rezultoi me një marrëveshje paqeje „Deklaratës së Konçulit“,, sipas së cilës duhej të çmilitarizohej rajoni, amnestohet UÇPMB-në dhe iu lejua hyrja Ushtrisë jugosllave në rajon me miratimin e NATO-së.
Shqiptarët e rajonit janë të përfaqësuar politikisht në parlament nga Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës, i cili ka fituar një karrige prej Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2007
Përfaqësuesit politikë të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë miratuar në gusht të vitit 2006 një Platformë politike, ku kanë kërkuar formimin e „Rajonit të Luginës së Preshevës“.
Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që do të përfshinte Luginën dhe Veriun e Kosovës, është një temë e shpeshtë në media dhe deklaratat jozyrtare „testuese“, por të gjitha palët e përfshira në procesin zyrtar kanë refuzuar deri më tani çdo mundësi për ndryshim kufijsh në rajon.
Tensionet e reja
Kriza e shkaktuar rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, largimi i tij i dhunshëm dhe statusi i pazgjidhur i shqiptarëve të LP, kanë treguar brishtësinë e situatës politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës. Mundësia e shpërndarjes së krizës edhe jashtë kufijve të këtyre komunave, shtron domosdoshmërinë e përkujdesjes me vetë shkaktarin e tensioneve, lidhur me të drejtat e shqiptarëve të këtij rajoni, respektivisht nevojën e realizimit të Programit, dhe atyre kërkesave politike të shqiptarëve që rezultojnë nga Platforma.
Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës, nuk është vetëm çështje e sigurisë, ajo në radhë të parë paraqet çështje të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve, por, edhe kriter i integrimeve europiane të Serbisë.
Konsiderojmë se çdo administrim demokratik duhet t’i shërbejë nevojave dhe interesave të popullatës së gjithmbarshme, përfshirë edhe pakicat nacionale. Në këtë kontekst do të numërojmë vetëm disa nga dokumente të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët rëndësi të posaçme në “ruajtjen e paqes dhe sigurisë” i kushtojnë çështjeve të pakicave.
Të përkujtojmë se me aktin final të Helsinkit nga 1975 shtetët pjesëmarrëse të OSBE-së potencojnë lidhjen e ngushtë mes respektimit të interesave legjitime të pjesëtarëev të pakicave me ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Kjo lidhshmëri, më vonë, është shprehur edhe në dokumentet tjera: Dokumenti final i Madridit më 1983, Dokumenti final i Vjenës më 1989, Karta e Parisit për Evropën e Re e 1990, Dokumenti i Lisbonës nga 1996, Deklarata e OKB për të drejtat e personave që i përkasin pakicave. Pas aprovimit të Kartës së Parisit për Evropën e Re gjithë shtetet anëtare të OSBE-së janë orientuar për mënyrën demokratike të qeverisjes.
Me Paragrafin 26 të dokumentit të Helsinkit shtetet anëtare të OSBE-së janë obliguar që “të nxisin çështjet e pakicave në mënyrë konstruktive, me mjete paqësore dhe me dialog të të gjitha palëve sipas parimeve dhe obligimeve të KEBS-it”.
Por edhe përkundër këtyre obligimeve ndërkombëtarisht të marra dhe obligimeve që sjell e drejta e brendshme në raport me të drejtat e pakicave, konsiderojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tej i nënshtrohen diskriminimit shtetëror.
KOMUNA | Nr. populls/ | % | Alb | % | Serbs | % | Roma | % | Other. | % |
Presheva | 34.904 | 100 | 31.098 | 89.10 | 2.984 | 8.55 | 322 | 0.92 | 500 | 1.43 |
Bujanoci | 43.302 | 100 | 23.681 | 54.69 | 14.782 | 34.13 | 3.867 | 8.99 | 972 | 2.19 |
Medvegja | 10.760 | 100 | 2.813 | 26.17 | 7.163 | 66.57 | 108 | 1.01 | 673 | 6.25 |
All | 88.966 | 100 | 57.595 | 64.74 | 24.929 | 28.02 | 4.297 | 4.83 | 2.145 | 2.41 |
Përmirësimi i situatës aktuale mund të arrihet me ndërmarrjen e masave afirmative në këto sfera:
Në realizimin e këtyre masave është e domosdoshme kyçja e Bashkësisë ndërkombëtare në formatin OSBE, Ambasada SHBA, Ambasada e Britanisë së Madhe, Ambasada e Gjermanisë, dhe ambasadat e tjera nga formati “Miqtë e jugut”, përfaqësuesit institucional dhe politik të shqiptarëve dhe Qeveria e Beogradit.
I. INTEGRIMI I PLOTË
Me nenin 21 të Ligjit shprehimisht parashihet: “Në rastin e punësimit në shërbimet publike dhe polici, duhet patur kujdes strukturën nacionale të popullsisë, participimin adekuat dhe njohjen e gjuhës e cila flitet në territorin e organit apo shërbimit”. Ky obligim, më vonë, është future edhe në Kushtetutën R. Serbisë, e poashtu, parashihet edhe me nen.15 të Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave.
Të dhënat për numrin e të punësuarëve në institucionet e vetëadministrimit lokal:
Municipality | Nr of employ. | Albanian | Serbs | Roma | Other |
Presheva | 484 | 306 | 64 | 2 | / |
Bujanoci | 848 | 339 | 473 | 30 | 6 |
Medvegja | 280 | 15 | 259 | 3 | 3 |
All | 1.612 | 660 | 796 | 35 | 9 |
Të dhënat e numrit të të punësuarëve në institucionet shtetërore të nivelit lokal:
Municipality | Nr of employ. | Albanian | Serbs | Roma | Other |
Presheva | 446 | 212 | 225 | 8 | 1 |
Bujanoci | 764 | 160 | 597 | 4 | 3 |
Medvegja | 386 | 15 | 366 | 5 | / |
All | 1.596 | 387 | 1.188 | 17 | 4 |
Percent | 100% | 24.25% | 74.44% | 1.06% | 0.25% |
Konventa Kornizë obligon shtetet anëtare që të “aprovojnë, ku është kjo e nevojshme, masat adekuate për afirmimin, në gjitha sferat e jetës ekonomike, sociale, politike dhe kulturore, barazisë së plotë efektive në mes pjesëtarëve të pakicave dhe atyre që i përkasin shumicës”.
Bazuar në këto detyrime ligjore është e domosdoshme ndërmarrja e masave që përshpejtojnë harmonizimin e participimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore me pjesëmarrjen e tyre në popullatën e përgjithshme të këtyre komunave:
Me Planin dhe Programin e zgjidhjes së krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (Qeveria e SRJ dhe Qeveria e RS) nga viti 2001, Aneksi 5b al.2 p. 2 parasheh që rivendosja e paqes në rajon nënkupton edhe “tërheqjen e gjithë forcave speciale policore dhe ushtarake dhe formimi i policisë multietnike “.
Por, 12 vjet pas aprovimit të Programit, Lugina e Preshevës mbetet i vetmi rajon në serbi në të cilin pa ndërprerë janë të angazhuara forcat special të sigurisë në rajon. Ato kufizojnë lirinë e qarkullimit, ndërkohë që me krijimin e imazhit të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme paraqesin edhe faktor kufizues në vullnetin e investitorëve potencial.
Veç kësaj, ato, duke qenë shumë herë të kyçura në arrestimin, bastisjen dhe keqtrajtimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë në ngritjen e tensioneve dhe pakënaqësinë e popullatës lokale.
Ndikim negative në zhvillimin e ngjarjeve në rajon paraqet edhe gjuha e urrejtjes dhe akuzuese e funkcionerëve shtetërorë të cilën e përdorin ndaj shqiptarëve. Përdorimi i termit “terrorist”, së fundmi edhe krahasimi me „al-Qaeda-om“, ka ndikim të drejtpërdrejt jo vetëm në disponimin e popullatës, por paraqet edhe faktor pengese për bashkëpunim me institucionet. Krijohet përshtypja se gjuha e forcës paraqet metodën e vetme të komunikimit të Beogradit zyrtar me shqiptarët.
Arrestimet e shpeshta dhe spektakolare të ish luftëtarëve, lirimi i tyre i mëvonshëm në mungesë fakteve, paraqet shkelje drastike të Ligjit për Amnistinë e pjesëtareve të UÇPMB-së, dhe krijon prezumimin e pasigurisë juridike të personit, që me vete sjell edhe valë të refugjatëve në drejtim të BE-së.
Në interës të vendosjes së paqes afatgjate dhe sigurisë në rajon, është e nevojshëm:
III. ZHVILLIMI EKONOMIK
Lugina E Preshevës paraqet rajonin më të pazhvilluar në Serbi. Presheva, psh., komunë me mbi 90% shqiptarë, është komuna më e pazhvilluar me vetëm 200 Euro për kokë banori, ose, me bruto të ardhura prej vetëm 14,8% të GDP, me shkallë rekorde të papunësisë prej 70%. Parametra të ngjashëm vlejnë edhe për Bujanocin. Kjo gjendje e rëndë, është një ndër shkaktarët e largimit masiv të të rinjve nga ky rajon.
Arsyet e ekzistimit të kësaj gjendje duhet kërkuar:
Edhe program i 2001 parasheh obligimin e shtetit për zhvillimin ekonomik të rajonit. Një obligim i këtillë rrjedh edhe nga Program i nxitjes së barabartë të zhvillimit regjional, të qeverisë së Serbisë, por, për 12 vjet të zhvillimit të procesit politik vetëm 350.000 euro subvencione janë dhënë për veprimtaritë ekonomike të këtij rajoni.
Masat aktive të zhvillimit ekonomik që duhen ndërmarrë:
E DREJTA PËR PËRDORIM ZYRTAR TË GJUHËS DHE SHKRIMIT është garantuar me nen. 10 dhe 11 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, nen. 79 të Kushtetutës së RS, dhe nen. 10 të Konventës Kornizë. Nen. 11 i Ligjit në mënyrë detale rregullon se kur dhe si përdoret zyrtarisht gjuha e pakicave, ndërkohë që Konventa, në nen.10 “obligon shtetet anëtare të njohin të drejtën e secilit pjesëtarë të pakicës për përdorim, lirisht dhe pa pengesa, gjuhën e vet amtare, privat dhe publikisht, me shkrim apo me gojë“.
Duke konsideruar se shoqëria e vërtetë demokratike duhet të respektojë identitetin gjuhësor të pjesëtarëve të pakicave, duhet të ndërmerren masat e barazisë efektive para ligjit në këtë lëmi dhe të eliminohen gjitha pengesat të cilat pengojnë përdorimin publik të gjuhës shqipe në territorin e këtyre komunave:
Në procedurën administrative dhe gjuhësore dhe udhëheqjen e procedurës administrative dhe gjuhësore,
Të eliminohen pengesat ligjore për përdorim publik të simboleve kombëtare.
V. DECENTRALIZIMI NË GJYQËSI
Në kushtet demokratike procesi i marrjes së vendimeve është njësoj i rëndësishëm ashtu si përmbajtja e vendimeve, kështu që pasi që administrimi i mirë nënkupton se po bëhet për popullin, ky proces i vendimarrjes duhet të përfshijë ata me të cilët kanë të bëjnë vendimet. Këtë nevojë e parasheh edhe nen.4 (3) Kartës europiane për administrim lokal e cila këtë qëllim e shpreh: “Përgjegjësinë publike duhet ta ushtrojë ai pushtet që është më i afërt me qytetarin”.
Në bazë të këtyre pikëpamjeve të dokumenteve ndërkombëtare, në fazën e reformës së gjyqësisë më 2009 se shuarja e Gjykatave komunale, prokurorive komunale dhe Gjykatave komunale për kundërvajtje në këto komuna seriozisht rrezikon të drejtat e shqiptarëve në:
Bazuar në këtë duhet ndërmarrë masa që në komunën e Bujanocit dhe Preshevës:
Për decentralizim në frymën e standardeve europiane dhe realizimit të parimit që “përgjegjësinë publike ta ushtrojnë ato autoritete që janë më afër qytetarit”, me qëllim të krijimit të vetëadministrimit për çështjet specifike duhet hartuar një dokument më gjithëpërfshirës të decentralizimit, me respektimin e parimit të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.
VI. ARSIMI, KULTURA DHE MEDIAT
Arsimi është sfera me më shumë problem. Mosnjohja e diplomave dhe probelmet në procesin e nostrifikimit , mungesa e teksteve shkollore kualitative nevoja e hapjes së institucioneve të arsimit të lartë janë vetëm disa nga çështjet e rëndësishme.
Këshilli Nacional paraqet institucionin i cili sipas Ligjit për Këshillat nacionale, ka autorizime në sferën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve, arsimit, kulturës dhe informimit.
Duhet njohur të drejtat e KN në këto sfera dhe zhvilluar bashkëpunimin e tij me ministritë përkatëse. KN duhet të ketë rolin kyç në sjelljen e teksteve nga Kosova, Shqipëria, përmes autorëve lokal apo përkthimeve.
Si masa për përmirësimin e gjendjes në këtë sferë propozojmë:
Shteti duhet, jo vetëm të njohë, por edhe të pranojë rolin e KN në sferat për të cilat ai ka kompetencat ligjore.
VII. MBROJTJA SOCIALE DHE SHËNDETËSORE
Shëndetësia primare e cila është në kompetencën e komunave po përballet me vështirësi për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore. Nëpër shtëpitë e shëndetit nuk ekzistojnë stacionaret për sëmundjet interne.
Barnatorja në Preshevë edhe më tej është pjesë e barnatores së Vranjës. Shëndetësia sekondare nuk ekziston. Spitali më se i nevojshëm i lindjeve ende nuk është hapur në Preshevë.
Është i domosdoshëm themelimi i institucionit për shëndetësi sekondare (spitalit) për këto komuna;
Nuk ekziston asfarë institucioni që merret me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar. Banorët e këtyre komunave janë në pamundësi të shfrytëzojnë mjetet e Ministrisë për çështje sociale.
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE:
Duke rikonfirmuar vullnetin e shprehur në Referendumin e vitit 1992,
Kuvendi, në afatin më të shpejtë, do të aprovojë Programin e veçantë për zgjidhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës.
Ky Kuvend përcjell realizimin e masave të propozuara në këtë dokument. Në rast të mosrealizimit të tyre Kuvendi do të ryshqyrtojë raportet me institucionet shtetërore dhe do të angazhohet për realizimin e kërkesave në Referendumin e vitit 1992
Mars, 2013,
———————————————————————————–
rr. e Kosovës 54;
ul. Kosovska 54 17520
Bujanovc, Serbia

