Lajme

22 vjet me LPD-në, Kryetari Shqiprim Musliu dërgon mesazh urimi për bashkëpartiakët


22 vjet më parë, pas luftës heroike të UÇPMB-së, LPD-ja erdhi si forcë politike për të qenë garancë e komunitetit shqiptar në vendin tonë.

Objektivi i LPD-së, që nga dita e parë, ka qenë, është dhe përjetësisht do të mbetet sigurimi e mbrojtja e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Luginë.

Programi ynë kombëtar, mbi betimin se e vetmja rrugë e nderit, është rruga e qëndresës dhe organizimit, tashmë ka marrë zemrat dhe besimin tuaj.

Prandaj, në këtë përvjetor të rëndësishëm, u jam mirënjohës përjetësisht familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, veprimtarëve të çështjes kombëtare si dhe themeluesve, veprimtarëve e aktivistëve të LPD-së që në një formë apo në një tjetër, çuan projektin e LPD-së përpara.

U jam mirënjohës dhe falënderues secilit qytetar për mbështetjen. Dera jonë është gjithmonë e hapur – sepse kjo shtëpi e madhe politike u ndërtua për ju.

Bashkë jemi një familje e madhe që nuk e mposhtë asgjë.

Urime 22 vjetorin të gjithëve

🎉

Me respekt,
Shqiprim J.Musliu
Kryetar i LPD-së.

Related posts
Lajme

Me Akademinë përkujtimore përmbyllen Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut 2026

Gjatë tre ditëve më 18, 19 dhe 20 janar 2026, u zhvilluan aktivitetet tashmë tradicionale në shënimin e Ditëve përkujtimore për Jonuz…
Lajme

Agjenda për Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut 2026

Të nderuar anëtar dhe mbështetës të LPD-së, e të dashur qytetarë, Në datat 18, 19 dhe 20 janar organizohen aktivitetet tradicionale për…
Lajme

LPD propozon 10 amendamente për buxhetin e vitit 2026, pushteti i rrëzon!

Në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndër pikat kryesore ishte miratimi i buxhetit për vitin 2026. Shefi i grupit…