Këshilli Qendror
Këshilli Qendror është organi më i lartë vendimmarrës ndërmjet dy Kuvendeve.
Anëtarët e Këshillit Qendror janë anëtarët sipas funksionit dhe përbërjes së përhershme.
Anëtarë sipas funksionit janë: Kryetari i Partisë, Nënkryetarët, Sekretarët, Kryetarët e Degëve dhe Nëndegëve, Kryetari i Këshillit të të urtëve, Kryetari i Forumit Rinor, Kryetarja e Forumit të Gruas, Kryetarët e Komisioneve si dhe funksionarët e institucioneve lokale dhe shtetërore nga radhët e partisë.
Anëtarët e përbërjes së përhershme propozohen nga Kryetari i Partisë dhe emërohen nga Kuvendi.
Anëtarët e Këshillit Qendror që emërohen nga Kuvendi kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa i funksionarëve në varësi të mandatit që ushtrojnë.
Këshilli Qendror:
- verifikon zbatimin e Programit dhe Statutit, si dhe propozimet për ndryshimet dhe plotësimet e tij;
- shqyrton dhe propozon çështje të cilat duhet t’i shqyrtojë Kuvendi dhe zbaton vendimet e Kuvendit;
- përcakton pozicionet politike dhe përcaktimet e Partisë si dhe organeve të saj;
- shqyrton dhe miraton raporte për punën e organeve tjera të partisë;
- miraton të gjitha rregulloret e Partisë;
- vendos për themelimin, ngrirjen e aktiviteteve ose shpërbërjen e njësive organizative sipas parimit territorial dhe kujdeset për harmonizimin e punës së tyre;
- verifikon listën e kandidatëve për deputetë, këshilltar si dhe për funksione tjera;
- jep propozime dhe sugjerime për veprimet e Këshilltarëve të Kuvendit, të Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe zyrtarëve tjerë të zgjedhur ose të emëruar në organe tjera shtetërore dhe lokale nga radhët e partisë;
- shqyrton dhe miraton nevojën e bashkëpunimit për çështje konkrete programore me partitë tjera politike brenda dhe jashtë vendit ose bashkimin me ndonjë parti tjetër politike;
- vendos numër proporcional të delegatëve për Kuvend zgjedhor, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit;
- në situata urgjente merr vendime në kompetencë të Kuvendit, për të cilat Kuvendi deklaron në seancën e parë pasardhëse;
- sipas nevojës vendos edhe për çështje tjera të lidhura me partinë, në pajtim me këtë Statut dhe aktet tjera të përgjithshme të Partisë;