Kryesia
Kryesia është organ menaxhues dhe ekzekutiv i Partisë.
Kryesia është organi më i lartë mes dy seancave të Këshillit Qendror të Partisë.
Anëtarët e Kryesisë janë anëtarët sipas funksionit dhe anëtar të zgjedhur.
Anëtarë sipas funksionit janë: Kryetari, Nënkryetarët e Partisë, Sekretarët, Kryetari i Forumit Rinor, Kryetarja e Forumit të Gruas, Kryetari i Këshillit të të urtëve, ndërsa anëtarët e zgjedhur janë anëtarët të cilët i zgjedh Kuvendi me propozim të Kryetarit të Partisë.
Kryesia:
- kujdeset dhe zbaton vendimet e organeve të Partisë;
- analizon situatën politike dhe merr pikëpamje, përfundime dhe vendime politike;
- vendos dhe mbikqyrë për punën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Sekretarëve, Forumit të Gruas, Forumit Rinor, Këshillave, Komisioneve, etj.;
- kujdeset për harmonizimin e punës së degëve dhe nëndegëve si dhe vlerëson aktivitetin e tyre për realizimin e vendimeve të organeve të Partisë;
- përgatitet për zgjedhjet në nivel qendrorë dhe lokal dhe propozon programin zgjedhor;
- propozon listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, lokale si dhe për Këshill Kombëtar Shqiptar;
- jep propozime dhe sugjerime grupit parlamentar, grupit të këshilltarëve, si dhe funksionerëve tjerë të Partisë;
- vendos për lidhjen e koalicioneve para dhe pas zgjedhore;
- vendos për çështjet e organizimit të këshillave, drejtorive dhe sektorëve tjerë në nivel lokal dhe qendrorë dhe monitoron punën e tyre;
- cakton kriteret e përfaqësimit dhe seleksionon kandidaturat për poste të larta udhëheqëse;
- përgatit raportin vjetor për punën e tij;
- në situata urgjente merr vendime në kompetencë të Këshillit Qendror, për të cilat Këshilli Qendror deklaron në seancën e parë pasardhëse;
- cakton pagesën e anëtarësisë;
- vendos për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të partisë si dhe formon KZP për organizimin e tyre;
- me propozim të Kryetarit, formon Këshillin Punues për përgatitjen e Kuvendit;
- kryen punë tjera në kuadër të kompetencave të saj me këtë Statut.