Forumi Rinor

          Forumi Rinor është organizim i anëtarëve të Partisë nën moshën 30 vjeçare, të cilët pranojnë të veprojnë brenda organeve të Partisë.

          Forumi Rinor promovon programin e partisë në mesin e të rinjve.

          Forumi Rinor ka autonomi në veprimtarinë e tyre dhe për punën e tyre i përgjigjet Kryesisë.

          Forumi Rinor udhëhiqet nga Kryetari, i cili zgjidhet nga Kuvendi zgjedhor i Forumit.

          Mënyra e funksionimit të Forumit Rinor rregullohet me Rregulloren e Forumit Rinor të miratuar nga Këshilli Qendror.