Komisioni Zgjedhor i Partisë (KZP) është struktura qendrore përgjegjëse për përgatitjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të brendshme.
Funksionimi dhe kompetencat e KZP përcaktohen në Rregulloren e Zgjedhjeve në parti.
Të gjitha organet e partisë në të gjitha nivelet e organizimit i nënshtrohen procesit zgjedhor çdo katër vjet.
Zgjedhjet mbahen në raunde të ndara, duke filluar nga niveli lokal deri në nivelin qendror.
Para fillimit të procesit zgjedhor të gjithë anëtarët e partisë duhet të plotësojnë Formularin për të Dhënat e Anëtarit. Askush nuk mund të marrë pjesë si zgjedhës apo i zgjedhur pa plotësuar këtë formularë.
Pas plotësimit të kushteve, KZP duhet t’i njoftojë anëtarët për mbajtjen e zgjedhjeve.
Zgjedhjet zhvillohen me votim të fshehtë kur ka më shumë se një kandidat, përveç nëse vendoset ndryshe nga KZP.
Çdo anëtarë i partisë mund të zgjedh dhe të zgjidhet si dhe të propozoj kandidatë për organet e partisë.
rr. e Kosovës 54;
ul. Kosovska 54 17520
Bujanovc, Serbia

