Duke u bazuar në:
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës miraton këtë :
I
Themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës.
II
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës ngarkon sekretarët e Kuvendeve Komunale për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës konform statutit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.
III
Asociacioni i Komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës do të ketë fuqinë e njejtë juridike me Asociacionin e kumunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës, duke u bazuar në parimin e reciprocitetit.
IV
Organet e Asociacionit do të themelohen mbi bazën e statutit që do të miratohet nga Asociacioni i Komunave me shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës.
V
Në rrethana të caktuara kombëtare e ndërkombëtare, nëse vie gjer te ndryshimi i statusit të serbëve në Republikën e Kosovës, gjithnjë dukë u bazuar në parimin e reciprocitetit, Kuvendi i Asociacionit të komunave me shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës do të merr vendimin për ndryshimin e statusit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës konform vullnetit të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit te vitit 1992.
VI
Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit.
Preshevë, 12.09.2015
Kuvendi i Kshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës
Kryetarët e Kuvendeve:
_____________________________
/Jonuz Musliu, kryetar i K.K. Bujanoc/
_____________________________
/Dr. Ramiz Latifi, kryetar i K.K. Preshevë
*Asociacioni u votua nga 43 këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, pa prezencën e këshilltarëve nga Medvegja për shkak të humbjes së mandatit të këshilltarit si dhe bojkotuan këshilltarët e dy subjekteve politike të PVD-së dhe UDSH-së.
rr. e Kosovës 54;
ul. Kosovska 54 17520
Bujanovc, Serbia

