Në selinë e LPD-së në një ambient miqësor e me një koktej modest, nderuam me mirënjohje anëtarët tanë të cilët kohëve të fundit dolën në pension.
Dr.Adnan Salihu, z.Nijazi Ameti, z.Zilqefli Sherifi, z.Bejxhet Selimi dhe z.Hevzi Ismaili janë nga pensionistët e parë të LPD-së, që qëndruan përballë fortunave politike e kontribuan në vazhdimisë për subjektin tonë në veçanti e të mirën e përgjithshme në tërësi.
Për aktivitetin e tyre që nga themelimi i organizatës sonë politike e deri në ditët tona, vlerësuam lartë vetmohimin e tyre, duke i shprehur mirënjohje e duke i uruar shëndet e begati në pension.


