Shqiprim Musliu është lindur më 29.12.1990 në fshatin Konçul, komuna e Bujanocit.
Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ka vazhduar në Gjilan në Shkollën e mesme “Arbëria” në profilin e agrobiznesit dhe teknologjisë.
Studimet universitare i përfundoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Ekonomisë në drejtimin Financë dhe Kontabilitet.
Pas mbarimit të studimeve është angazhuar në Këshillin Kombëtar Shqiptar në pozitën e shefit të Finanacave.
Në jetën publike është angazhuar që në studime, ndërsa që nga viti 2018 drejton Lëvizjen e Progresit Demokratik si kryetar i saj. Ai u zgjodh në këtë detyrë pas krijimit të realiteteve të reja me vdekjen e ish-kryetarit të LPD-së, ish-kryetarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Jonuz Musliu.
Në vitet 2020 – 2024 ka ushtruar funksionin e Zëvendës Kryetarit të Komunës së Bujanocit.
Është i martuar me Lindita Musliun dhe kanë dy djem, Lirin dhe Jonuzin.
rr. e Kosovës 54;
ul. Kosovska 54 17520
Bujanovc, Serbia