Shërbimi për informacion pranë partisë:
- kujdeset për informimin e anëtarësisë dhe propagandën e partisë;
- kujdeset për shfaqjen e materialit propagandistik dhe organizon propagandën e partisë;
- bashkëpunon me mjetet e informimit publik;
- bashkëpunon me palët e treta për informacione me karakter publik;
- redakton prezantimin e partisë në internet;
- kryen detyra të tjera në përputhje me Statutin dhe aktet e përgjithshme të Partisë.
Përgjegjësit e Shërbimit të Informacionit zgjidhen dhe shkarkohen nga Kryesia e Partisë me propozim të Kryetarit të Partisë.