Lajme

Janari, Flakadan i Pashuar: Ditët përkujtimore për Jonuz Musliun!

Në përvjetorin e VII të Jonuz Musliut u organizuan aktivitetet tradicionale për të shënuar e kujtuar vetmohimin e tij gjatë gjithë jetës për kauzën kombëtare.

Janari, flakadan i pashuar!


Më 18 janar në ora 14:00 filluan aktivitetet me ECJE NË JANAR nga Dobrosini në Konçul për të shënuar simbolin e rezistencës dhe organizimit nën gjurmët e çlirimtarëve që i sollën historinë e re Kosovës Lindore dhe që është e vetmja rrugë në këto troje që përmban nën vete sakrificën dhe vetmohimin e shumë djemve e vajzave që guxuan të dalin mbi vetet e tyre për të vazhduar betejat ndaj lirisë së atdheut.

Ndërkohë nga ora 16:30 tek Lapidari i Jonuz Musliut u përmbyll dita e parë përkujtimore me NDEZJEN E FLAKADANEVE për të shënuar simbolikisht rezistencën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore e në veçanti të atyre që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për ditët e bardha që të gjithë ne i gëzojmë sot.

Më 19 janar nga ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc u organizua Turneu memorial në Shah i organizuar nga Federata e Shahut të Kosovës dhe Klubi i Shahut BESA në Bujanoc me pjesëmarrjen e dhjetra shahistëve nga vendi dhe rajoni.

Më 20 janar në ora 12:00, tek Lapidari i JONUZ MUSLIUT në Konçul u organizuan HOMAZHE për të nderuar jetën dhe veprën e tij sublime për lirinë dhe çlirimin e atdheut.

Ndërsa në ora 13:00 u përmbyllën aktivitetet me AKADEMINË PËRKUJTIMORE për të përkujtuar jetën, veprën dhe vetmohimin e atdhetarit, liridashësit që në ilegalitet e liderit politik të UÇPMB-së, liderit të LPD-së, ish Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit dhe ish Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar – JONUZ MUSLIU.


*Aktivitetet u organizuan nën patrionatin e Komunës së Bujanocit, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe OVL Bujanoc.

Related posts
Lajme

Me Akademinë përkujtimore përmbyllen Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut 2026

Gjatë tre ditëve më 18, 19 dhe 20 janar 2026, u zhvilluan aktivitetet tashmë tradicionale në shënimin e Ditëve përkujtimore për Jonuz…
Lajme

Agjenda për Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut 2026

Të nderuar anëtar dhe mbështetës të LPD-së, e të dashur qytetarë, Në datat 18, 19 dhe 20 janar organizohen aktivitetet tradicionale për…
Lajme

LPD propozon 10 amendamente për buxhetin e vitit 2026, pushteti i rrëzon!

Në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndër pikat kryesore ishte miratimi i buxhetit për vitin 2026. Shefi i grupit…