Lajme

Me Akademinë përkujtimore përmbyllen Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut 2026

Gjatë tre ditëve më 18, 19 dhe 20 janar 2026, u zhvilluan aktivitetet tashmë tradicionale në shënimin e Ditëve përkujtimore për Jonuz Musliun në përvjetorin e 8 të ndarjes nga jeta.

Aktivitetet filluan ditën e diel me 18 janar me “Ecje në Janar” duke manifestuar gjurmët e atyre të cilët ndryshuan historinë e shqiptarëve të Luginës, një ecje që simbolizon sakrificën e atyre që dhanë gjithçka nga vetja për ditët e bardha që të gjithë ne i gëzojmë sot. Ecja filloi në Dobrosin, për të vazhduar drejt Konçulit, ku edhe u përmbyll dita e parë me aktivitetin “Ndezja e flakadanëve” për të shënuar ndezjen e shpirtit shqiptar, për liri e të drejta kombëtare.

Në ditën e dytë, të hënën më 19 janar, u mbajt turniri tradicional i shahut kushtuar atdhetarit Jonuz Musliut me pjesëmarrje të shahistëve mbarëkombëtar, të cilët erdhën në Bujanoc jo vetëm për të luajtur por edhe për të ndjerë madhështinë e këtyre ditëve përkujtimore.

Ndërsa dita e tretë filloi të martën më 20 janar me homazhet pranë lapidarit në Konçul, në vendprehjen e liderit Jonuz Musliu, ku familjarë, miq, të afërm, bashkëpuntorë e qytetarë të shumtë, erdhën për të nderuar vetmohimin e Jonuz Musliut.

Ndërsa në ora 13 të ditës së tretë u mbajt Akademia Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, ku me një program të pasur artistik nga artistët Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi, të shfaqur për pjesëmarrës të shumtë në këtë Akademi, Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut u përmbyllën denjësisht dhe me kujtime të paharrueshme për jetën dhe veprën e liderit Jonuz Musliu.

Related posts
Lajme

Agjenda për Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut 2026

Të nderuar anëtar dhe mbështetës të LPD-së, e të dashur qytetarë, Në datat 18, 19 dhe 20 janar organizohen aktivitetet tradicionale për…
Lajme

LPD propozon 10 amendamente për buxhetin e vitit 2026, pushteti i rrëzon!

Në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndër pikat kryesore ishte miratimi i buxhetit për vitin 2026. Shefi i grupit…
Lajme

REAGIM

Lëvizja e Progresit Demokratik shpreh reagim ndaj takimit të mbajtur për 25 vjetorin e funksionimit të Trupit Kordinues, duke dënuar ashpër gjuhën…