Lajme

REAGIM

Lëvizja e Progresit Demokratik shpreh reagim ndaj takimit të mbajtur për 25 vjetorin e funksionimit të Trupit Kordinues, duke dënuar ashpër gjuhën dhe simbolikat e përdorura në takim.

Trupi Kordinues si një organ qeveritar, u themelua 25 vjet më parë, pikërisht në kohën e rezistencës së UÇPMB-së, me synim zhvillimin e Komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, vende në të cilat UÇPMB-ja zhvilloi betejat e saj për liri dhe drejtësi.

Që nga themelimi e deri më tash, ky organ nuk i qëndron qëllimit dhe objektivave të tij. Trupi Kordinues sot është më tepër një organ partiak e aq më pak shtetëror.

Trupi Kordinues u formua për të zhvilluar këto komuna, por që atëherë e deri më sot, këto komuna janë ndër më të pazhvilluarat në Serbi.

Ai u formua për të sjellë ndryshime në vend. Për të forcuar sigurinën me policinë multietnike. Për të shtuar investimet. Për të shtuar bashkëpunimin mes vetëqeverisjes lokale dhe nivelit shtetëror.

Por që atëherë asgjë nuk ka ndryshuar. Madje as gjuha e përdorur. E madje as simbolika.

Në takimin e organizuar në një sallë të mbushur me simbole shtetërore serbe, e duke mos i mjaftuar vetëm flamuri shtetëror, janë kujdesur që edhe dekorimet në tavolinë të jenë me ngjyrat e flamurit serb.

Edhe shkrimi në emrat e zyrtarëve dhe paraqitjeve të tyre ishte vetëm në qirilicë.

Nuk i mjaftuan këto, por edhe UÇPMB-në e konsideron organizatë terroriste.

Ashtu sikur në muajin maj në Ditët Përkujtimore të Komandant Lleshit, që kërkonin të largohej posteri i tij nga qendra e qytetit, me të njëjtin argument e të njëjtën shprehje.

Këto dhe shumë elemente të tjera, janë tregues të vazhdimësisë millosheviqiane.

Me këto shfaqje, këta nuk duan bashkëjetesë, nuk duan harmoni, nuk duan respekt, e nuk duan multietnicitet.

Sepse po t’i donin këto, të paktën do t’i respektonin Kryetarët e dy Komunave, të Preshevës dhe Bujanocit që janë shqiptarë. Me një simbolikë të thjeshtë, shqiptare!

Por jo, këta zgjodhën nënshtrimin e nënçmimin.

Në Bujanoc,

Më 16.12.2025

Related posts
Lajme

Me Akademinë përkujtimore përmbyllen Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut 2026

Gjatë tre ditëve më 18, 19 dhe 20 janar 2026, u zhvilluan aktivitetet tashmë tradicionale në shënimin e Ditëve përkujtimore për Jonuz…
Lajme

Agjenda për Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut 2026

Të nderuar anëtar dhe mbështetës të LPD-së, e të dashur qytetarë, Në datat 18, 19 dhe 20 janar organizohen aktivitetet tradicionale për…
Lajme

LPD propozon 10 amendamente për buxhetin e vitit 2026, pushteti i rrëzon!

Në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndër pikat kryesore ishte miratimi i buxhetit për vitin 2026. Shefi i grupit…